Hahn: Normalizimi i raporteve me Kosovën kusht për Serbinë

Autori:Avdyl Pajaziti

Komisioneri i BE-së për politikat evropiane të fqinjësisë dhe negociatave për zgjerim, Johannes Hahn i ka bërë me dije Serbisë se duhet të punojë ende në dialog për normalizimin e raporteve me Kosovën.

Ai këto komente i bëri gjatë prezantimit të një përmbledhje nga të gjeturave të raportit të progresit për shtetet që aspirojnë anëtarësim në BE, veçanërisht për ato të Ballkanit.

Duke përmendur pika kyçe të Raportit të Progresit për Serbinë, ai tha se ky shtet ka bërë hapa të rëndësishëm në përmbushjen e kritereve të paraqitura nga BE, dhe pret që shumë shpejtë të nisë negocimi i kapitujve, si kusht për anëtarësim.

“Serbia ka ndërmarr hapa të rëndësishëm, pritet që gjatë viti të ardhshëm të nisin negociatat për anëtarësim”, ka thënë Hahn.

“Ka ndërmarr hapa edhe në raport me normalizimin e raporteve me Kosovën, por duhet të bëhet ende”.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hahn-normalizimi-i-raporteve-me-kosoven-kusht-per-serbine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala