Hahn: MSA-ja, arritje e madhe për Kosovën

Autori:Avdyl Pajaziti

Komisioneri për Integrime Evropiane, Johannes Hahn pas nënshkrimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim për Kosovën ka përmendur përfitimet që do t’i sjellë ajo për Kosovën.

Ai ka shkruar në Twitter, gjatë nënshkrimit me ministrin Çollaku, se nënshkrimi i MSA-së, është nja hap i madh në raportet Kosovë BE.

“Nënshkrimi i marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Kosovën është një hap shumë i madh për raportet tona”.

Hahn e ka cilësuar këtë marrëveshje si një mundësi shumë të mirë për Kosovën, duke përmendur disa nga dobitë që do ti ketë vendi, kur ka bërë nënshkrimin e MSA-së, kryeministrin Mustafa.

“Marrëveshja e Stabilizim- Asociimit: reforma, mundësi investimi dhe tregtie, rritje ekonomike, mundësi punësimi për të rinjtë”, ka shkruar ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hahn-msa-ja-arritje-e-madhe-per-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala