Hahn ka disa porosi për politikanët kosovarë

Autori:Avdyl Pajaziti

Për të mirën e vendit dhe popullit tuaj lus opozitën që të shmang dhunën dhe të angazhohet në një mënyrë konstruktive në debat brenda Kuvendit të Kosovës.

Më këso porosi iu është drejtuar ,Komisioneri evropian për zgjerim dhe fqinjësi Johanes Hahn, deputetëve kosovar nga pozita dhe opozita anëtarë të Komisionit për integrime evropiane, që i ka takuar të martën në Bruksel.

Duke iu treguar se kanë mbetur edhe disa imtësira në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, Hahn ka ftuar në këtë mënyrë gjitha institucionet e Kosovës që, të angazhohen në dialog me opozitarët , për të nxjerrë Kosovën nga gjendja aktuale pasi që sipas diplomatit evropian kjo është detyrim kolektiv i tyre që të punojnë më shumë për të ndërruar imazhin e Kosovës, sidomos për të rinjtë e vendit.

Hahn, ka shpjeguar se në Bashkimin Evropian, ata argumentojnë kur nuk pajtohen me njëri tjetrin derisa ka përkujtuar se dhuna që është parë në rrugë së fundi në Prishtinë,është e papranueshme.

Nga ana tjetër edhe pse është detyrë e rëndë për Kosovën,sipas Hahnit, implementimi i marrëveshjeve me Serbinë, është vendimtare për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian .

Hahn, iu ka thënë ligjvënësve nga Kosova , se në demokraci kërkohet debat konstruktiv që i përfshin krejt partitë politike, ku nuk bën të përjashtohet askush.

Pjesë e delegacionit kuvendor që vizitoi kryeqendrën evropiane, e që takuan edhe Raportuesen për Kosovën, në Parlamentin Evropina, ishin pos Teuta Sahatqisë si kryesuese komisioni, edhe antarët nga pozita Arben Gashi si dhe anëtarët nga partitë opozitare që kanë bojkotuar punën e Kuvendit, Time Kadrijaj, Valdete Bajrami e Ilir Deda

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hahn-ka-disa-porosi-per-politikanet-kosovare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala