Hafiz Gagica sulmon Isa Mustafën

Autori:Avdyl Pajaziti

Hafiz Gagica, bashkëpunëtor i ngushtë i Ibrahim Rugovës në vitet 90 dhe ish udhëheqësi i LDK-së në diasporën e para dhe gjatë luftës, ka reaguar ndaj intervistës së Isa Musafës të botuar sot e ku mes tjerash Mustafa me një gjuhë jo edhe aq të matur përbuzë kundërshtarët brenda partisë së tij.

Postimi i plotë i Hafiz Gagicës në Facebook:

Kambanat rrahin për atë që ka veshë edhe pse dikujt mund ti tingëllojnë si zhurma!

Fjalori dhe veprimet e z. Mustafa, bien ndesh me filozofinë e LDK-së, për urtësi dhe afri mes njerëzish! Për tolerancë e mendime ndryshe, për besim mes njerëzve dhe afirmim të vlerave!

I lodhuri u forcua megjasë dhe doli me deklaratë, filloi të jap ders përmes intervistave, ku mes tjerash zërat kundër i quan zhurma.

Zhurmagjinjtë (të quajtur ashtu nga z. Mustafa) ishin asgjë tjetër veçse zërat e arsyeshëm e inovatorë, të ngritur mbi vjetërsinë dhe paarsyeshmërinë e veprimeve jodemokratike, në zgjedhjet e fundit të LDK-së!

Zërat dhe idetë ndryshe janë shpresa se një ditë të afërme do të dëgjohen ,,zhurmët,, të cilat me vete sjellin ndryshimin e domosdoshëm dhe reformimin e LDK-së! Prandaj sado e sofistikuar të jetë deklarata e z. Mustafa për media, veprimet e tij gjatë mandatit të kaluar dhe këto të fundit në Kuvendin e Tetë, flasin të kundërtën !

Ky prononcim plotëson edhe më tej, tabllon e profilit të tij politik!

Një katund që shihet kallauz nuk do!

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hafiz-gagica-sulmon-isa-mustafen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala