Hackerët vjedhin paratë nga llogaritë bankare në Viti

Autori:Avdyl Pajaziti

Një person ka raportuar se hackerët kanë ndërhyrë në llogarinë e tij në njërën nga bankat e Kosovës dhe ia kanë vjedhur në llogari hiq më pak se 8,659 euro

Ankuesi ka raportuar se të dyshuar te panjohur kanë ndërhyrë ne sistemin kompjuterik, pasi i njëjti përmes një Banke në qytezën e Vitisë ka bërë një pagesë prej 8,659 euro për nje firmë, transmeton Gazeta Fjala.

Sipas ankuesit  transaksioni nuk është kryer, pasi ka pasur ndërhyrje kompjuterike nga persona te panjohur, transmeton Gazeta Fjala. Policia e Kosovës ka bërë me dije se rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hackeret-vjedhin-parate-nga-llogarit-bankare-ne-viti/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala