Guantanamo nuk dallon nga burgu i Shutkës

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjendja në Burgun e Shutkës në Shkup vazhdon të jetë alarmante.

Të paraburgosurit shqiptar nga Kosova dhe Maqedonia kanë shëndet të dobët.

Shumica prej tyre jozyrtarisht mësohet se kanë plagë nëpër tërë trupin për shkak të brutalitetit policor, madje mësohet se nuk trajtohen as nga mjekët e burgut dhe të spitaleve të Maqedonisë.

Një burim për Zhurnal bën të ditur se shumica e të paraburgosurve janë keqtrajtuar në mënyrë jo njerëzore dhe mezi konsumojnë ushqimin për shkak të shëndetit të dobët.

Për të fshehur brutalitetin policor, udhëheqësia e Burgut të Shutkës nuk i lejon Avokatit të Popullit, Ixhet Memetit që të vizitojë të paraburgosurit shqiptar që ishin të përfshirë në përleshjen e armatosur në Kumanovë.
Madje edhe disa familjarë nga Kosova dhe Maqedonia kanë vështirësi të madhe të vizitojnë të afërmit e tyre në burgun e Shutkës në Shkup.

Deri sa autoritetet maqedonase blejnë kohë dhe pengojnë vizitën e të paraburgosurve shqiptar, qeveria e Kosovës dhe faktori ndërkombëtar është i pafuqishëm që të ndihmojë për t`u respektuar të drejtat dhe liritë e të burgosurve nga torturat.
Është paralajmëruar se një vizitë në këtë burg së shpejti do të realizojë Kryqi i Kuq Ndërkombëtar.

Ndryshe, avokatët mbrojtës të të paraburgosurve kanë konfirmuar disa herë se të paraburgosurit shqiptarë janë torrturuar nga policia maqedonase, madje njëri e ka të thyer nofullën dhe nuk ka marrur trajtim mjekësor.

OSBE-ja, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, Qeveria e Kosovës duhe t’i bëjnë presion Qeverisë së Maqedonisë që të respektohen liritë dhe të drejtat e të paraburgosurve të cilët dyshohen për vepër penale.

Në mesin e të arrestuarve është edhe një djalë nga Kumanova që ka punuar si berber i lagjes dhe gjithë fqinjët e tij e kanë njohur për njeri të ndershëm, familjar dhe jo problematik.

Zhurnal mëson se ekzistojnë dyshime se edhe njerëz të pafajshëm gjenden në mesin e të paraburgosurve. / klankosova.tv

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/guantanamo-nuk-dallon-nga-burgu-i-shutkes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala