Grup punues për mirëqenien e banorëve të veriut

Çështja e veriut të Mitrovicës, edhe një herë ka nxit debat “të nxehtë”, në mbledhjen e Kuvendit të Komunës, që u mbajt të enjten, i cili debat rezultojë me themelimin e një grupi punues të përbërë nga të gjitha subjektet politike që përfaqësohen në kuvend, si dhe ekzekutivi, me detyrë të hartimit të një strategjie për mirëqenien e jetës së qytetarëve në veri.
Opozita ka kritikuar pushtetin aktual për mospunë në procesin e rindërtimit, ndërkohë që kryetari ua rikujtoj atyre se koha në të cilën ata kanë vepruar ka qenë më ndryshe, pasi që atëherë kryetari ka pas kompetenca të plota për ët vepruar edhe në veri, ndërkaq tani këto kompetenca për komunën e jugut të qytetit, janë të kufizuara, meqë është themeluar komuna në veri.
Pas diskutimeve të shumta dhe me dallime të mëdha, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Bislim Imeri, dha një pauzë, ndërkohë që kryetari Bahtiri i ftoj në zyrën e tij shefat e grupeve të këshilltarëve të partive politike. Në vazhdim të mbledhjes, këshilltarët e subjekteve politike dhanë propozimet e tyre për anëtarë të grupit punues për çështje të banorëve të veriut.