Gruevski i bindur se do ti fiton zgjedhjet!

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski në deklaratën e fundit po jep një garanci të çuditshme pasi qysh prej tani ai e shpall veten fitues në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen në prill 2016. Opozita maqedonase çdo herë e ka akuzuar Gruevskin për falsifikim të zgjedhjeve andaj edhe më shumë se një vit është jashtë Parlamentit, informon Zhurnal.

Deklarata e djeshme e Gruevskit për Tv Sitel dëshmon edhe njëherë se VMRO-DPMNE-ja i ka në kontroll të plotë të gjitha institucionet e shtetit si policinë, gjykatën, KSHZ-në, me çka mundet që para kohe ta shpallë fituese partinë e tij.
Për këtë deklaratë tejet optimiste të Gruevskit duhet me shumë vëmendje dhe seriozisht të merret bashkësia ndërkombëtare BE dhe SHBA pasi Gruevski para kohe po parashikon fituesin, madje duke dhënë një garanci të fuqishme se përsëri partia e tij do të jetë në pushtet.

Ai është i bindur se VMRO-DPMNE-ja sërish do ta fitojë besimin e qytetarëve.
“Fuqishëm jemi të bindur se qytetarët do ta zgjedhin sërish këtë opsion, e jo opsionin e destruktivitetit dhe të përhapjes së urrejtjes. Nuk do ta zgjedhin opsionin, me të cilin i sjellin dëm shtetit për shkak të interesit partiak ose personal të dikujt që të vjen në pushtet. Ky opsion sërish do të mposhtet”, tha kryeministri Gruevski.

Analistët politik për Zhurnal thonë se Gruevski gjendet pranë greminës dhe se ai me deklaratat e tilla po tenton të qetësojë veten dhe mbështetësit e tij të VMRO-DPMNE-së se gjoja përsëri do të fitojnë në zgjedhjet e ardhshme.
“Dakordimi me evrokomesarit Han se vitin e ardhshëm duhet të mbahen zgjedhjet e parakohshme është në të vërtetë edhe fillimi i rrënimit të Gruevskit që do të thohet se në njëfarë mënyre pranoi delegjitimitetin e këtij pushtetit dhe akuzat e opozitës. Ai dëshiron të krijojë një bindje tek elektorati i VMRO-DPMNE-së se ata janë të fortë dhe të pathyeshëm dhe se në zgjedhjet e ardhshme përsëri do të fitojnë”, deklaroi për Zhurnal, analisti politik Alajdin Demiri.

Sipas tij, këto deklarata të Gruevskit në këtë kohë janë të pritshme. Demiri është I mendimit se Gruevski gjendet buzë greminës.

“Këto deklarata të tij më tepër janë të inkurajojë veten dhe mbështetësit e tij se nuk do të zhduket dhe nuk do të përfundojë keq. Kështu do të kuptohet për arsye se gjasat për të fituar ai përsëri ekzistojnë vetëm nëse ai ngelet kryeministër dhe nëse nuk dekomponohet ky sistem i krimit dhe korrupsionit, mendoj në vjedhjen e votave, keqpërdorimin e parave në fushata…, mirëpo e gjithë kjo mendoj se do të dekompozohet me një qeveri teknike dhe të gjitha deklaratat e tij do të ngelin vetëm për të personalisht dhe VMRO-në”, theksoi mes tjerash analisti Demiri.

Analistët më tej potencojnë se shqetësues është fakti se me paratë e shtetit Gruevski bën pazarllëqe me qytetarët, duke iu premtuar projekte marramendëse siç është projekti “Maqedonia punëson”, si dhe punësime të tjera që bëhen në administratë dhe vende të tjera të punës pa respektuar konkurse por që kanë të vetmin qëllim që sa më shumë aktivistë partiakë të punësohen dhe me këtë të sigurojë votat ditën e zgjedhjeve./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gruevski-i-bindur-se-do-ti-fiton-zgjedhjet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala