Gruevski: Gjithçka pranoj, por jo edhe të mos jam kryeministër

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski në një intervistë për Financial Times theksoi se është i përgatitur për t`i pranuar propozimet e opozitës për ndarjen e pozicioneve kyçe në periudhën deri në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, por nuk pranon që të largohet nga vendi i kryeministrit, transmeton zhurnal.mk

“Me atë, kërkesën për dorëheqje, nuk pajtohemi. Vetëm qytetarët kanë të drejt që të thuan se kush duhet të futet në qeveri, e kush duhet të jetë në opozitë”, theksoi Gruevski.

Ai nuk e përjashtoi mundësinë që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve të ketë më shumë kompetenca.

“Jemi të përgatitur për të pranuar më shumë ide që do ta rrisin besimin e opozitës ndaj procesit zgjedhor. I ftoj mbikëqyrësit e OSBE-së dhe nga gjithandej. Sa më shumë që vijnë, aq më mirë për ne, pasi që do të shohin se gjithçka që është bërë deri tani, ka qenë demokratike”, theksoi Gruevski.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gruevski-gjithcka-pranoj-por-jo-edhe-te-mos-jam-kryeminister/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala