Gruevski deshi të nis luftë në Maqedoni

Autori:Avdyl Pajaziti

Sulmi në policinë maqedonase në fshatin Goshincë ka qenë i inskenuar në mënyrë që ta tërheqë vëmendjen nga afera e përgjimeve ku në qendër është kryeministri Nikolla Gruevski, thonë shërbimet informative.

Për sulmin, sipas këtyre burimeve jozyrtare të disa shërbimeve informative të rajonit, janë ndarë dy milionë euro, kurse e kanë organizuar dy persona, siç thuhet nga Kosova (njëri nga rrethina e Gjakovës e tjetri nga rrethina e Pejës), raporton gazeta serbe “Blic”.

“Ata dy vetëm një ditë para sulmit janë takuar me përfaqësuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) të Ali Ahmetit, e cila është në bashkëqeverisje me VMRO-DPMNE e Gruevskit. Sipas informacioneve ata kanë marrë para që qëllimisht të sulmojnë. Përfaqësuesit e BDI-së kanë qenë kundër këtij skenari dhe në takim me këta dy persona kanë kërkuar që mos të bëhet një gjë e tillë. Është e qartë se ata dy persona vepruan sipas instruksioneve të dikujt më me shumë ndikim”, ka thënë një burim nga shërbimet informative.

Pra me këtë hedhen poshtë supozimet se ky grup ka hyrë në mënyrë të organizuar nga Kosova dhe se numri i tyre ka qenë 40.

Sipas po këtyre burimeve, qëllimi i inskenimit të sulmit ka qenë tërheqja e vëmendjes nga afera e cila që nga fillimi i vitit po publikohet nga lideri opozitar maqedonas Zoran Zaev i SDSM-së.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gruevski-deshi-te-nis-lufte-ne-maqedoni/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala