Gruaja qe i duket nënçmim gatimi

Amal Clooney është një avokate me famë botërore për sa i takon të drejtës ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut. Por është e vështirë t’i kërkosh gruas së George të gatuajë.
Kështu ka zbuluar shefi i kuzhinës së “Patsy’s Italian Restaurant” në Nju Jork, kur i ka ofruar çiftit një kopje të librit të tij të kuzhinës. Zonja Clooney ka refuzuar dhuratën, duke thënë: “Mendon se unë do të gatuaj? Jo, nuk gatuaj. Pret që të mësoj?”.
Amal ka shkuar në lokalin njujorkez me vjehrrën e tij Nina Clooney dhe më pas të dyjave u është bashkuar edhe aktori. Avokatja i ka kërkuar këshilla shefit mbi menynë dhe ka porositur makarona me salcë dhe sallatë pikante.