Gruaja e Sami Lushtakut nën ‘llupën’ e EULEX-it

Autori:Avdyl Pajaziti

Feride Lushtaku, gruaja e kryetarit të komunës së Skenderajt, Sami Gushtakut, një ditë pasi misioni EULEX e ka shpallur dënimin ndaj bashkëshortit të saj, sipas të cilit ai është dënuar për vrasje me 12 vjet burgim, e ka bërë një postim në rrjetin social ‘Facebook’, përmes së cilit ajo e ka bërë publik emrin e një dëshmitari, i cili në procesin gjyqësor kundër Grupit të Drenicës është dëshmitar i mbrojtur.

Publikimi i emrit të dëshmitarit paraqet vepër penale dhe si i tillë, sipas Kodit Penal të Kosovës është i dënueshëm me burgim deri në 3 vjet, shkruan ‘Zëri’.

“Prokurorët e EULEX-it janë të vetëdijshëm për këtë postim në ‘Facebook’ dhe ata janë duke e shqyrtuar atë”, ka thënë për zëri.info, zëdhënësi i misionit, Roland Bless.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gruaja-e-sami-lushtakut-nen-llupen-e-eulex-it/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala