Greva po mbahet në shumicen e shkollave

Pothuajse të gjitha shkollat në vend janë duke e respektuar vendimin e SBASHK-ut për të hyrë ne grevë deri në realizimin e tyre.
Hyrja në grevë e mësimdhënësve është bërë pas disa ultimatumeve të drejtuesve të SBASHK-ut për rritjen e pagave në këtë sektor dhe njohjen e kontributit gjatë viteve të 90-ta.
Kundër kësaj greve janë shprehur drejtues të Ministrisë së Arsimit. Këta të fundit kanë vlerësuar se nuk ka arsye për greva duke premtuar në përmbushjen e kërkesave të mësimdhënësve.
Kundër grevës janë shprehur edhe këshilli i prindërve, duke e vlerësuar të grevën të dëmshme për nxënësit