Grevat, nisin në tetor

Autori:Avdyl Pajaziti

Sindikalistët e arsimit paralajmërojnë fillimin e grevave prej muajit të ardhshëm, pasi që Qeveria e Kosovës, siç thonë ata, nuk po i realizon kërkesat e tyre.

Drejtuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) gjatë muajit shtator kanë deklaruar se kërkesat e tyre nuk janë plotësuar, prandaj nuk e përjashtojnë as grevën si formë e presionit ndaj Qeverisë.

Kreu i SBASHK-ut, Rrahaman Jasharaj, në një deklaratë për “Zërin” ka paralajmëruar organizimin e grevave në sistemin arsimor.

“Kanë mbetur dhe shumë kërkesa tjera të parealizuara dhe që janë parashtruar gjatë këtij viti e viteve të mëparshme për përmirësimin e të drejtave të punëtorëve në arsim”. Ai ka thënë se në muajin tetor do të mblidhet Këshilli Drejtues i kësaj Sindikate dhe do të marrë vendim rreth grevës

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/grevat-nisin-ne-tetor/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala