Greva në arsim vazhdon

Autori:Avdyl Pajaziti

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ka bërë të ditur se greva e mësimdhënësve në sistemin para-universitar dhe universitar të Kosovës, do të vazhdojë edhe sot.

Kërkesat e grevistëve kanë të bëjnë me pikat e parealizuara të Kontratës Kolektive, në mesin e tyre shujta dhe kompensimi prej 0,5 për qind për çdo vit të shërbimit.

Greva ka nisur qysh ditën e mërkurë.

Zyrtarët qeveritarë kanë premtuar të martën se në pagat e këtij muaji, që do të procedohen sot, do të kalkulohet edhe 0.5 përqindëshi i kërkuar nga sindikalistët.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/greva-ne-arsim-vazhdon/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala