Greqia voton sot për dalje nga kriza

Autori:Avdyl Pajaziti

Miliona grekë kanë filluar sot të votojnë në referendumin krucial për të ardhmen e tyre.

Votohet nëse ata pranojnë, ose jo, kushtet e caktuar për t’u larguar nga kriza e thellë që e ka kapluar shtetin grek.

Vendvotimet janë hapur në orën 07:00, dhe rezultatet e para priten sonte në mbrëmje, njoftonBBC,

Pas një jave me kampanja të fuqishme nga të dy kampet – qeveria që kërkon një votë jo në referendum dhe këndi tjetër, opozitar, që u ka kërkuar grekëve të votojnë pozitivisht.

Nëse Greqia nuk pranon kushtet e përcaktuara nga Trojka, atëherë supozohet se do të largohet edhe nga eurozona, duke shkaktuar kështu një krizë, ndoshta edhe për rajonin, por duke krijuar precedent edhe për shtet tjera, të pa kënaqura brenda Bashkimit Europian.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/greqia-voton-sot-per-dalje-nga-kriza/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala