Greqia vetëm dy javë larg krizës

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Financave i Greqisë, Yanis Varoufakis, ka thënë se situata financiare e vendit të tij është “tmerrësisht urgjente” dhe se kriza mund të vijë brenda dy javësh.

Ai i ka bërë këto komente pasi ministrat e Financave të Eurozonës janë takuar në Bruksel për të diskutuar këstin final për Greqinë, prej 7.2 miliardë eurosh, nga paketa e ndihmës e Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ministrat kanë thënë se Greqia ka bërë “përparim” në reforma, porse duhet më shumë punë.

Greqia ka kohë deri në qershor për të përmbushur marrëveshjen e reformave me kreditorët ndërkombëtarë.

Financat e saj kanë nisur të bien shumë, saqë i duhet t’iu kërkojë ndihmë organeve publike.

Eurozona këmbëngul në reforma të ashpra, përfshirë shkurtimin e pensioneve, në këmbim të ndihmës financiare, por qeveria e re majtiste e Greqisë i kundërshton ato.

Kriza ka rritur mundësitë që Greqia të mos arrijë të paguajë borxhet dhe të largohet nga Eurozona.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/greqia-vetem-dy-jave-larg-krizes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala