Greqia s’i paguan borxhin FMN-së

Autori:Avdyl Pajaziti

Greqia ka rënë në krizë të thellë financiare, pasi programi i ndihmës, në të cilin është mbështetur për pesë vjet, ka skaduar mesnatën e 30 qershorit.

Greqia po ashtu nuk ka arritur t’i shlyejë borxhin Fondit Monetar Ndërkombëtar, në vlerë prej 1.6 miliard eurosh.

Rrjedhimisht, Greqia është bërë vendi i parë i zhvilluar që dështon t’i paguajë këstet FMN-së.

Vendi i fundit që ka dështuar ka qenë Zimbabve më 2001.

Ministrat e Financave të Eurozonës nuk kanë pranuar kërkesën e Greqisë për t’i zgjatur afatin e paketës së ndihmës.

Kreditorët ndërkombëtarë kanë kërkuar reforma nga Greqia, si rritjen e taksave dhe shkurtimin e shpenzimeve të mirëqenies, si kusht për zhbllokimin e fondeve të ndihmës.

Dështimi për të paguar borxhet mund të çojë në daljen e Greqisë nga Eurozona.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/greqia-si-paguan-borxhin-fmn-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala