Greqia ‘shokohet’ me kërkesat tatimore të BE-së

Autori:Avdyl Pajaziti

Prodhuesit e pijeve alkoolike në Greqi u shokuan në 25 shtator nga kërkesat e BE-së për elemininim e sitemit taksativ që operonte prej kohësh, që besohet ti kushtojë miliona euro në të ardhura të humbura shtetit të mbetur ‘trokë’.

Raki, tsipouro dhe tsikoudia – pije tradicionale të lira që janë konsumuar gjerësisht në vend – po tatohen aktualisht në gjysmën e normes së pijeve të tjera alkoolike. Në 24 shtator, Komisioni Evropian nxiti privilegjin e shfuqizimit. Qeveria greke ka një muaj për t’u përgjigjur, dhe përveç në rast se zgjidhet cështja, Athina mund të dërgohet përpara gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

Greqia në gusht ratifikoi një paketë shpëtimi të re tre-vjeçare të BE-së që i kërkon asaj të ndërmarrë masa të ashpra mbi evazionin fiskal endemik. Marrëveshja kërkon gjithashtu që Greqia të eleminojë disa nga privilegjet për fermerët të tilla si reduktimet e tatimit mbi të ardhurat dhe karburant më të lirë.

Gazeta më e shitur Ta Nea të premten, tha se Greqia prodhon rreth 10.8 milion litra të paligjshme ‘moonshinë’ (tip ëhiskey), pothuajse dyfishi sasia e deklaruar për autoritetet. Kjo përkthehet si një humbje tatimore prej rreth 100 milionë euro (112 milion dollarë), raporton e përditshmja Hurriyet Daily .

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/greqia-shokohet-me-kerkesat-tatimore-te-be-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala