Greqia paraqet planin për reforma ekonomike

Autori:Avdyl Pajaziti

Qeveria greke ka paraqitur propozimin për reforma ekonomike, në një përpjekje për të siguruar një shpëtim të mëtejshëm nga kreditorët e saj ndërkombëtarë.

Një zëdhënës për Jeroen Dijsselbloem, i cili kryeson Eurogrupin e ministrave të Financave, tha nënë mbrëmjen e 9 korrikut se kishte pranuar planin e ri.

Detajet për propozimin nuk ishin menjëherë në dispozicion, por kreditorët e Greqisë kanë kërkuar shkurtimin e pensioneve dhe reforma në taksa, në këmbim të një pakete të re shpëtimi.

Greqia, që ka një borxh të madh, është e dëshpëruar për një plan të tretë për të shmangur falimentimin dhe ndoshta edhe daljen nga monedha euro.

Bankat e shtetit janë mbyllur për disa ditë, dhe limiti i tërheqjes së parave nga bankomatet ka qenë vetëm 60 euro.

Një samit emergjent që përfshinë 28 shtetet e Bashkimit Evropian do të mbahet më 12 qershor.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/greqia-paraqet-planin-per-reforma-ekonomike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala