Greqia nuk ka para për t’i paguar borxhin FMN-së

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Brendshëm grek, Nikos Vutsis deklaroi të dielën se Greqia nuk kishte para për të paguar FMN-në në muajin qershor, një rrezik i shfaqur disa herë së fundi nga zyrtarët grekë në kuadër të negociatave me kreditorët e vendit.

”Greqia nuk mund të shlyejë këstin e radhës ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) që është parashikuar për më 5 qershor, për shkak se nuk ka para gjendje”, -ministri i Brendshëm grek, Nikos Vutsis për një televizion grek.

“Rimbursimet e FMN-së në muajin qershor janë 1,6 miliardë euro, ato nuk do të bëhen dhe për më tepër nuk ka para për t’i bërë këto rimburime”, deklaroi Nikos Vutsis për stacionin televiziv ”Mega Channel”.

Të premten duke nënvizuar problemin e madh të likuiditeteve që po kalon vendi, zëdhënësi kryesor i Ciprasit kishte deklaruar se ”qeveria greke kishte qëllim të realizonte të gjitha detyrimet e saj, me prioritet obligacionet e brendshme para atyre kundrejt kreditorëve. Ai ka si qëllim të përmbushë të gjitha kërkesat, gjë që e ka treguar me përpjekjet e shumta dhe në kushte shumë të vështira të vendit kohët e fundit.

Ministri grek i Financave, Janis Varufaqis kishte deklaruar më herët se Greqia kishte punuar fort për të përmbushur detyrimet e saj për një marrëveshje me huadhënësit ndërkombëtarë, duke ua kaluar stafetën këtyre institucioneve për të përmbushur kushtet reciproke për nënshkrimin e një marrëveshjeje të përbashkët për zhbllokimin e ndihmës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/greqia-nuk-ka-para-per-ti-paguar-borxhin-fmn-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala