Greqia mbetet në Eurozonë

Autori:Avdyl Pajaziti

Negociatat mes qeverisë greke dhe kreditorëve ndërkombëtarë mbeten sërish pezull.

Qeveria greke deklaroi të hënën se qëllimi i vetëm i Greqisë është një marrëveshje me huadhënësit ndërkombëtarë, duke fituar më shumë kohë për shlyerjen e borxhit dhe për të qëndruar në Eurozonë.

Zëdhënësi i qeverisë greke Gabriel Sakellaridis shpreson që palët të bien dakord në fund të muajit dhe vendi i tij të paguajë borxhin 1.5 miliard euro FMN-së.

Sakellaridis mohoi spekulimet se Greqia do të zhvillojë një referendum. Presidenti grek Prokopis Pavlopoulos tha se vendi i tij do të mbetet në Eurozonë dhe në BE.

Gjatë muajve të kaluar, qeveria greke nuk arriti të gjejë një gjuhë të përbashkët me huadhënësit ndërkombëtarë për reformat. Shumë janë të mendimit se me boshatisjen e arkës së shtetit, Greqia rrezikon të mospagojë borxhet dhe madje daljen nga Eurozona.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/greqia-mbetet-ne-eurozone/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala