Greqia kërkon shtyrje të kredisë

Autori:Zekirja Shabani

Greqia të mërkurën synon të kërkojë shtyrje të marrëveshjes së saj të kredisë me zonën e euros, duke bërë dallimin e kësaj nga programi i plotë i paketës së shpëtimit. Mediat raportojnë se Athina do të kërkojë një shtyrje deri në gjashtë-muaj por kushtet ishin ende në proces negociatash.

Kërkesa ishte e ngjashme me një deklaratë të përbashkët propozuar nga komisioneri evropian i Çështjeve Ekonomike Pierr Moskoviçi. Greqia thotë se kishte qenë e gatshme ta pranojë këtë, por dokumenti u tërhoq pak përpara takimit të ministrave të financave të zonës së euros, të hënën.

Qeveria e re e kryeministrit Aleksis Tsipras ka refuzuar të kërkojë shtyrje të programit të shpëtimit të Greqisë, i cili përfundon më 28 shkurt, duke refuzuar kërkesat e tij mbi imponimin e politikave shtrënguese.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/greqia-kerkon-shtyrje-te-kredise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala