Greqia i paguan FMN-së borxhin prej 222 milionë dollarë

Autori:Avdyl Pajaziti

Greqia i pagoi sot FMN-së interesat e borxhit që kapën shifrën e 222 milionë dollarëve. Por një pagesë edhe më e madhe e pret Greqinë dhe nuk është e qartë në se Athina do të jetë në gjendje ta paguajë atë.

Athina propozoi t’i paguajë FMN-së, një miliard dollarë deri në 12 maj. Në se nuk arrin ta paguajë këtë shumë, anëtarësimi i Greqisë në eurozonë mund të vihet në pikëpyetje.

Qeveria e krahut të majtë në Greqi është mbërthyer në negociata të ashpra me kreditorët e saj për këtë çështje për disa muaj.

Bashkimi Evropian shprehu besim të martën se Greqia dhe kreditorët e saj do të marrin hapat e duhur për të qëndruar në eurozonë.

Ministri grek i financave Yanis Varoufakis ishte sot në Romë për të diskutuar me homologun Pier Carlo Padoan. Zoti Varoufakis pritet të shkojë në Madrid të premten për t’u takuar me ministrin spanjoll të financave.

Kreditorët ndërkombëtarë kanë kërkuar që qeveria greke të zbatojë reforma ekonomike dhe masa buxhetore, para se të lëvrojnë fonde të tjera nga paketa financiare e shpëtimit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/greqia-i-paguan-fmn-se-borxhin-prej-222-milione-dollare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala