Greqia hodhi poshtë planet e saj për një tjetër plan 3 vjeçar

Sipas Wall Street Journal, Greqia është duke kërkuar një plan 3-vjeçar nga Mekanizmi i Stabilitetit Europian (ESM), më shpesh i njohur si fondi i shpëtimit të Evropës.
Një dokument i parë nga WSJ thuhet se përmban premtime “të zbatimit të reformave e të taksave dhe ndryshimeve të pensioneve në fillim të javës së ardhshme.”
Priten për tu dëgjuar detaje të tjera të propozimit të Kryeministrit Aleksis Tsipras, i cili vjen pas fitores së tij të bujshme në referendumin e së dielës, me më shumë se 60% e votuesve grekë kundërshtuan marrëveshjen ekzistuese të shpëtimit në tryezë.
Vendi ka borxh 3.5 miliardë € (3.85 miliardë dollarë, 2,50 miliardë funta) Bankës Qendrore Evropiane.
BQE është përgjegjëse për sigurimin e mbështetjes emergjente për sistemin financiar grek , dhe bankat e saj kanë jashtëzakonisht pak para të gatshme fizike./GazetaFjala/