Greqia e mendon edhe njohjen e Kosovës

Autori:Avdyl Pajaziti

Përplasjet e kohës së fundit mes Athinës dhe Beogradit mund të rezultojnë me lëvizjen e Greqisë drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Raportet nga e përditshmja prestigjioze greke “Kathimerini”, e cila citon “qarqe të politikës së jashtme” në Athinë, përmendin pakënaqësinë greke me lëvizjet ndërkombëtare të Beogradit në lidhje me Kosovën dhe kontestin e emrit me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë (FYROM).

Ioannis Armakolas, kreu i Programit për Evropën Juglindore pranë Fondacionit Helen për Politikë Evropiane dhe të Jashtme (ELIAMEP), i tha “Kohës Ditore” se ai nuk ka njohuri për lëvizjet e fundit të Beogradit në lidhje me problemin maqedonas, por shpjegoi se “njohja nga Beogradi e FYROM-it nën emrin e vet kushtetues, një lëvizje kjo që iu përplas për fytyre Greqisë, e cila përkrahi vazhdimisht Serbinë gjithë këto vite, është një rrëfim i vjetër që nuk është ngritur sa duhet në të kaluarën nga Athina”. /Koha Ditore/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/greqia-e-mendon-edhe-njohjen-e-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala