Greqia arrin marrëveshjen me kreditorët

Autori:Avdyl Pajaziti

Parlamenti grek gjatë ditës së nesërme apo edhe të enjten do të ketë para vetës 30 reforma që do t’i japin dritën e gjelbër. Plotë 22 orë kanë zgjatur bisedimet midis ministrave të qeverisë greke dhe kuartetit huadhënës për memorandumin e tretë të ndihmës financiare që do mbajë Greqinë në Eurozonë dhe do e shpëtojë nga falimentimi.

Krejt në fund, siç edhe ka treguar ministri i Financave, Euklid Tsakalotos, është arritur marrëveshja me kreditorët ndërkombëtar.

Sipas Tsakalotos, kanë mbetur për t’u zgjidhur edhe dy ose tre çështje të parëndësishme me të cilat merren tashmë grupet teknike nga të dy palët.

“Deri të enjten ajo duhet të miratohet nga Parlamenti grek. Të premten pastaj ministrat e financave të Eurozonës mund të japin dritën e gjelbër për ndihma të reja financiare. Koha nuk pret. Më 20 gusht duhet të bëhet një shlyerje e detyrimit për Bankën Qendrore Evropiane (BQE) prej 3.2 miliardë eurosh. Athina ka nevojë urgjente për kapital të ri për ta përmbushur këtë detyrim”, ka thënë ministri Tsakalotos.

Parlamenti grek gjatë ditës së nesërme apo edhe të enjten do të ketë para vetës 30 reforma që do t’i japin dritën e gjelbër.

Ndër to janë: Rritja e taksës së tonazhit të anijeve, rikthimi i sistemit të regjistrimit të recetave të barnave, heqja e privilegjeve të fermerëve për naftë me çmim të ulët, ristrukturimi i administratës publike, përmirësimi i mangësive në mbledhjen e të ardhurave tatimore, shkurtimi gradual e pensioneve të parakohshme, qarkore për sistemin e TVSH-së në ishujt greke, me anulim të privilegjeve deri në fund të 2016, plani i Integruar për rikapitalizimin e bankave, mbështetja për një likuiditet të plotë dhe trajtimi i kredive të këqija dhe reforma në tregun e energjisë, veçanërisht të gazit natyror deri në liberalizimin e plotë në 2018. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/greqia-arrin-marreveshjen-me-kreditoret/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala