Grekët mund të humbin 30 për qind të kursimeve

Autori:Avdyl Pajaziti

Një raport i Financial Times se qytetarët grekë të cilët kanë kursime në bankë mund të humbin 30 për qind të dispozitave të tyre bankare për të mbështetur sistemin bankar të vendit të tyre, nga ministri grek i financave, Yanis Varoufakis është cilësuar si thashethemë me qëllim të keq”.

Përmes një postimi në Twitter, Varoufakis vuri në dukje se kreu i Shoqatës së Bankave Greke e ka quajtur këtë pretendim si “krejtësisht të pabazë”.

E përditshmja britanike, duke cituar bankierë të paidentifikuar dhe biznesmenë, kishte raportuar se depozituesit grekë me mbi 8,000 euro në llogaritë e tyre bankare, mund të jenë të detyruar të japin një shumë parashë, njësoj siç ka ndodhur edhe me qytetarët e Qipros në vitin 2013, kur fondet e pasiguruara u konfiskuan me qëllim të stabilizimit të sektorit financiar.

Bankat greke janë mbyllur që prej fillimit të javës.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/greket-mund-te-humbin-30-per-qind-te-kursimeve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala