Gratë e Opozitës në burgun e Lipjanit

Autori:Avdyl Pajaziti

Grate e opozitës kanë kërkuar lirimin e deputetës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi gjatë një aktiviteti simbolik që e mbajtën pranë qendrës së paraburgimit në Lipjan.

Me këtë rast ato kane vendosur pano në rrethojat e këtij objekti.

Magbule Shkodra nga AAK ka deklaruar se mbajtja e Kadaj-Bujupit në burg është akt politik, njofton Klan Kosova.

Për ta kundërshtuar mbajtjen në paraburgim të deputetes së AAK-së, strukturat e gruas të partive opozitare, paraprakisht mbajtën edhe një tubim në Prishtinë.

GRATE_OPOZITA-690x380

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/grate-e-opozites-ne-burgun-e-lipjanit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala