Gratë deputete në mbështetje të Mimoza Kusari-Lilës

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputetja Blerta Deliu-Kodra i ka dalë në mbështetje kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila pasi kjo e fundit ka bërë të ditur se ka kohë që është e kërcënuar me jetë.

Në emër të Grupit të Grave Deputete, deputetja Deliu-Kodra ka kërkuar marrjen e të gjitha masave për mbrojtjen e kryetares së vetme femër të një komune në Kosovë.

Ajo edhe ka inkurajuar Kusari-Lilën që të mos ndikohet nga këto akte qyqare por të vazhdojë ta përmbush punën e saj për të cilën e ka marrë besim.

Ky është reagimi i deputetes Blerta Deliu-Kodra:

“Si kryetare e Grupit të Grave Deputete, ndihem thellësisht e prekur me marrjen e lajmit se kryetarja e Gjakovës, znj Mimoza Kusari Lila, është në shënjestër të kërcënimeve serioze për jetën e saj, andaj kërkoj marrjen e të gjitha masave të nevojshme për mbrojtjen e jetës dhe integritetit të saj.

GGD, inkurajon Kryetaren Kusari Lila, që mos të ndikohet nga kërcënimet qyqare, por të vazhdojë me kryerjen e obligimeve për të cilat ka marr besimin e qytetarëve.

GGD, dënon çfarëdo forme të presionit, frikësimit apo shantazhit që tentohet të bëhet me qëllim të dekurajimit të grave që të angazhohen në poste të rëndësishme drejtuese .

GGD gjithmonë do të angazhohet fuqishëm që Kosova të jetë vend i sigurt ku sundon rendi dhe ligji” (sic.), ka shkruar deputetja Kodra-Deliu.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/grate-deputete-ne-mbeshtetje-te-mimoza-kusari-liles/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala