Grafitet që pyesin Thaçin

Autori:Gazeta Fjala

Pas Skenderajt, Drenasit, tani grafitet me pyetje kundër Hashim Thaçit vazhdojnë serinë në qytetin e Mitrovicës.

hashim

Hashim pse e ndave Mitrovicën”, “Hashim tradhtari”, “Hashim spiuni francez”. Këto janë grafitet e reja të vendosura në qytetin e ndarë të Mitrovicës.

hashim2

I janë dedikuar kandidatit për President të Kosovës, Hashim Thaçit, i cili aktualisht mbanë pozitën e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme. Autorët e këtyre grafiteve vazhdojnë të mbeten anonim derisa shkrime të tilla nëpër mure fillimisht kishin nisur të shkruheshin në Prishtinë e pastaj edhe në qytete tjera.

hashim4

Udhëheqësin e PDK-së, nëpërmes këtyre grafiteve e kanë pyetur se pse e ndave Mitrovicën.

“Hashim… pse e ndave Mitrovicën”, “Hashim, spuni francez”, Hashim tradhtari”, shkruhet me të gjelbër, në qytetin e Mitrovicës.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/grafitet-qe-pyesin-thacin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala