Grabovci: S’ka lëkundje në koalicion

Adem Grabovci – shef i deputetëve të Partisë Demokratike në Kuvendin e Kosovës – tha se koalicioni midis partisë së tij dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk është lëkundur dhe se po funksionon mirë.
Në Info Magazine të Klan Kosovës, Grabovci tha se me largimin e disa personave nga disa ministri, të cilët janë pjesë e stafit civilë, nuk është në rregull pasi po krijohet një precedent i rrezikshëm për qeveritë e ardhshme, transmeton Telegrafi.
“Koalicioni nuk është lëkundur, por është e vërtetë që ministrat e LDK-së kanë bërë lëvizje të personave tanë nga dikasteret. Partneri i koalicionit ka të drejtë që të lëviz njerëzit nga dikasteret nëse s’kanë performanca të mira. Kjo krijon një pasiguri tek stafi civil, por edhe krijon precedent për qeveritë e ardhshme”, ka thënë Grabovci.
Ai ka përmendur disa raste në Ministrinë e Kulturës, Financave dhe Tregtisë-Industrisë, por shton se “këto gabime që janë bërë nga këta ministra, do të reflektojnë”. /Telegrafi/