Grabovci: Raportimi i kryeministrit në Kuvend e ka humbur kuptimin

Autori:Avdyl Pajaziti

Shefi i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci tha të martën se nuk janë duke shkuar punët si duhet dhe në favor të interesave të qytetarëve, ndërsa sipas tij veprimet e dhunshme të opozitës së pari do ta dëmtojnë opozitën, e po ashtu edhe interesat e qytetarëve dhe do ta dobësojë shtetin e Kosovës.

Ai tha se e ka humb kuptimin çfarëdo kërkese eventuale për raportimin e sërishëm të kryeministrit Mustafa në Kuvend lidhur me marrëveshjet në Bruksel.

Grabovci në një prononcim për RTK-në tha se Qeveria e ka kryer obligimin e tyre që del nga Rezoluta e Kuvendit për raportim në Kuvend.

Megjithatë, sipas tij, do të shihet si do të veprohet pasi të kthehet kryeministri nga New York-u.

Shefi i GP-së të PDK-së tha se nuk janë duke shkuar punët si duhet për vendin dhe se veprimet e dhunshme të opozitës vetëm sa e dëmtojnë shtetin e Kosovës. Ai përmendi vonimin e disa ligjeve, si pasojë e bllokimit të punës së Kuvendit e që janë me rëndësi për proceset në vend, si për liberalizimin e vizave etj. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/grabovci-raportimi-i-kryeministrit-ne-kuvend-e-ka-humbur-kuptimin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala