Grabovci: PDK gjithmonë e gatshme të shkojë në zgjedhje

Autori:Avdyl Pajaziti

I ftuari i parë në Rrokum Rroll të Televizionit Rrokum, ishte Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci. Me të u diskutua për koalicionin qeverisës dhe për situatën e krijuar nga opozita në Kuvend.

“Nuk kemi krizë dhe nuk kemi me lejue me u krijue krizë në Kuvend”, tha Grabovci.

“Na i kemi ba te gjitha perpjekjet me pru opoziten ne tavolinen e diskutimeve, po si po duket, opozita nuk asht ende e gatshme per diskutim”, tha ai.

Në pyetjen e moderatorit Jupolli, a ka me u përdorë forca ne Kuvend për me u zhblloku puna e tij e pengueme nga opozita, Grabovci tha se nuk duhet ne asnji variant mjetin e fundit me e perdore te parin.

“Opozita e din shume mire qe s’ka mundesi me sfidu koalicionin qeverises, sepse na jemi tue i kry obligimet tona shume mire….ndersa i bajme thirrje opozites me i tregue ankesat e veta ne foltoren e Kuvendit”, tha Grabovc.

Ne pyetjen cila është dalja nga kjo situate, Grabovci tha se rruga ma e mire është rruga e dialogut.

“Nuk ka asnji oferte per koalicion tjeter. Na e kemi nji koalicion qe kemi me punue deri ne zgjedhjet e vitit 2018”, tha Grabovci rreth pyetjes se a asht e vertete qe PDK po mendon per nji partner tjeter koalicioni.

Ne pyetjen a beson se Thaçi kalon si President i ardhshem ne Kuvend, Grabovci u shpreh i bindun se “ne çdo forme zoti Thaçi ka me qene President i vendit”.

Ne pyetjen a është gati PDK per zgjedhje te parakohshme, ai u përgjigj se ‘nese shkohet ne zgjedhje, PDK kishte me dale shume ma e fuqishme se sa ka qene’.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/grabovci-pdk-gjithmone-e-gatshme-te-shkoje-ne-zgjedhje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala