Grabovci: Opozita nuk është e gatshme për zgjedhje

Autori:Gazeta Fjala

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci vlerëson se opozita nuk është e përgatitur për zgjedhje. Ai beson se nuk është në interesin e opozitës më dëmtu vetveten.

“Sepse të gjithë e dimë se nëse shkojmë në zgjedhje opozita do të dalë më e dobët. Prandaj nuk besoj që është e interesuar më dëmtu vetveten”, ka thënë Grabovci për Gazetën Tribuna.

I pyetur nëse PDK është e gatshme për zgjedhje të parakohshme, Grabovci thotë se partia e drejtuar nga Hashim Thaçi nuk i frikësohet zgjedhjeve të parakohshme. Sipas tij, PDK nuk i është frikësuar asnjëherë daljes për të kërkuar votëbesimin e qytetarëve./Gazeta Tribuna

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/grabovci-opozita-nuk-eshte-e-gatshme-per-zgjedhje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala