Grabovci: Nga sot do të ketë seanca të rregullta

Shefi i grupit parlamentarë të PDK-së, Adem Grabovci ka thënë se nga sot do të ketë seanca të rregullta të Kuvendit të Kosovës.
Sipas Grabovcit ka ardhur koha që ata të kryejën punën për të cilën i ka angazhuar qytetari i Kosovës.
“Ne jemi duke shkuar në seancë. Ne do ta përfundojmë punën me të cilën na ka angazhuar qytetari i Kosovës me votën e tij. Nga sot do të ketë seanca të rregullta të Kuvendit”, ka thënë ai.