Grabovci: Mund të eskalojë situata në vend

Autori:Avdyl Pajaziti

Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë se veprimet e opozitës janë të papranueshme, por që, sipas tij, nëse opozitarët nuk heqin dorë nga bllokimi i Kuvendit, Kryesia e Kuvendit mund të kërkojë nga organet e sigurisë që të krijohen kushte për punë e që nënkupton largimin e opozitarëve përmes përdorimit të forcës. Por sipas Grabovcit, kjo do të nënkuptonte pastaj eskalim të situatës në vend.

“Deri më tani jemi angazhuar që të mos lejohet eskalimi i situatës, por në fund të fundit kemi obligime, na obligon edhe ligji, rregullorja e Kuvendit që të krijohen kushte për vazhdimin e seancës. Vendimet i merr kryesia e Kuvendit dhe kryetari është i obliguar t’i zbatojë për të krijuar kushte normale për punë. Eskalimi i situatës është i vetëkuptueshëm e që mund të jetë shumë i dëmshëm për vendin dhe ku nuk ka fitues”, ka pohuar Grabovci për “Zërin”

Megjithatë, ai ka thënë se veprimet e opozitës nuk mund të tolerohen në pafundësi, pasi që, sipas tij, kjo do të krijonte një precedent të rrezikshëm. “Kjo që po ndodh është një precedent që vërtet mund të ketë pasoja në të ardhmen, sepse sot jemi ne në pushtet e nesër mund të jetë dikush tjetër dhe atëherë kush të donte mund ta bllokojë punën e Kuvendit”, ka shtuar Grabovci.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/grabovci-mund-te-eskaloje-situata-ne-vend/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala