Grabovci: Duhet ta dijmë se kur do të themelohet Specialja

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci në emisionin ‘Debat’ ka thënë se në seancën në të cilën ishte parapa që të votoheshin amendamentet kushtetuese që do t’i hapnin rrugë krijimit të Gjykatës Specia, nuk ishte materiali i nevojshëm para deputetëve.

“Është një nga çështjet më të rëndësishme për të cilën deputetët përmes votës duhet ta thonë fjalën e tyre. Para se të vij votimi, deputet është e nevojshme t’i ketë gjitha materiale siç është edhe ligji për votimin e kësaj gjykate ku duhet të paraqiten qartë gjitha gjërat rreth kësaj çështje. Kam kërkuar sepse deputet e kuvendit ende edhe sot e kësaj dite nuk e kanë në dispozicion draft ligjin për të cilin duhet të japin mendimet e vrejtjet e tyre e pastaj të vihet në parlament. E vetmja arsye ka qenë kjo që është heq nga rendi i ditës kjo pikë”, tha ai.

Ai e mohoj se kjo shtyrje ka ndodh për shkak të mos posedimit të votave.

“Nuk po diskutojmë se a ka pas apo jo vota. Jamë i thirrur që ta them një të vërtet, dhe normalisht edhe në këtë rast, procedurat për të kaluar dhe për të dhënë votat, deputetët duhet t’i kenë ato”, tha ai.

Grabovci mohoj se draftligji është në duart e deputëtëve, por tha se kjo do vij nga Qeveria.
“Janë disa varianti, dhe është duke u diskutuar rreth këto ligji, formës së funksionimit të kësaj gjykate, dhe kur të vij varianti i fundit për deputetët, ai është zyrtare, dhe pastaj të shohim se sa ka hapësirë që deputet ti japin idetë e tyre.Asnjë deputët nuk e ka draftligjin që duhet të diskutohet e që duhet të votohet në Kuvendin e Kosovës. Ato cka mund të shkrujnë gazetat nuk qëndrojnë”, tha ai.

Grabovci kërkon që kjo Gjykatë të jetë e barabartë mes akuzuesit dhe të akuzuarit.

“Ne duhet të fokusohemi më tepër te përmbajtja e këtij draftligji. Interesimi ynë do të jetë që të kemi vërtet një gjykatë që do të mbështetet në bazën e argumenteve. Për të pas drejtësi, palët duhet të jenë të barabarta. Absolut nuk duhet t’o krijohet favore akuzuesit e kushte të pabarabarta të akuzuarit. Duhet ta mbrojmë luftën e UÇK dhe pastërtinë e saj, dhe duhet ti përdorim argumentet dhe jo fjalët dhe të dëshmohet se kush janë kryesit e krimit, jo vetëm në Kosovë por gjithë andej”, tha ai.
Por, Grabovci po kërkon që kjo Gjykatë të dihet se kur do ta ketë fundin.

“Duhet ta dimë të gjithë kohëzgjatjen e tij se sa do të jetë. Pikërisht këtu, të dimë se sa duhet të zgjatë kjo Gjykatë. Pastaj arkivat duhet të hapen pas 10 viteve, 20 viteve, jo t’i bëhet e pa drejtë”, tha ai./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/grabovci-duhet-ta-dijme-se-kur-do-te-themelohet-specialja/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala