Grabovc: “Albin, jemi mësuar me përrallat e tua”

Autori:Avdyl Pajaziti

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci i ka quajtur deklaratat e Albin Kurtin kundër EULEX-it si përralla që tashmë i kanë mësuar të gjithë.

Ai tha se nuk është hera e parë që dëgjojnë këso lloj shpifjesh, sepse program i EULEX-it nuk është I ndërtuar mbi bazën e shpifjeve, dhe se këtë nuk mund ta besojë as një fëmijë i shkollës fillore, transmeton Indeksonline.

“Nuk e di ndonjë institucion që ka mbet pa u akuzuar e pa u përfolur me shpifje të llojllojshme.
Ne i besojmë BE-së që e demantoi një gjë të tillë”, ka thënë Grabovci.
“Qytetari I Kosovës është ai që me votën e tij dëshmon se kënd e vlerëson, kënd e vlerëson, se kush po I shërben mirëqenies së vendit. Këto janë përralla që tashmë i kemi mësuar si ne si qytetarët e Kosovës”, ka përfunduar fjalën e tij ai./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/grabovc-albin-jemi-mesuar-me-perrallat-e-tua/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala