Grabitet qendra tregtare “Eli – Ab”

Autori:Avdyl Pajaziti

Mbrëmë rreth mesnatës është raportuar në polici një rast i grabitjes në marketin “Eli –Ab”, i cili ndodhet në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.

Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, bashkë me Krim – Teknikën, kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë bërë ekzaminimin dhe kanë intervistuar viktimën, rojën fizike të objektit.
“Sipas raporteve të para, rasti ka ndodhur rreth orës: 23:35, ku katër persona të dyshuar, me maska dhe nën kërcënimin e armës, e kanë kapur rojën fizike të objektit dhe e kanë mbajtur të shtrirë, derisa njëri nga të dyshuarit e ka thyer drynin e derës së marketit dhe është futur në dhomën e monitorimit të kamerave të sigurimit aty, i dyshuari, e ka dëmtuar sistemin e monitorimit dhe ka marrë rreth 1.000 Euro para të metalta”, ka thënë zëdhënësi i policisë Agim Gashi.
Bëhet e ditur se në tentimin për të thyer edhe arkën metalike, është aktivizuar alarmi, ndërsa të dyshuarit kanë ikur në drejtim të panjohur.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/grabitet-qendra-tregtare-eli-ab/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala