Grabiten studentët kosovarë në Shqipëri

Autori:Avdyl Pajaziti

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Kavajës për “vjedhje me dhunë në bashkëpunim”. Të arrestuarit janë Endri Leçini 22 vjeç dhe Skerdi Rexhepi 24 vjeç, të dy lindur dhe banues Kavajë.

Sipas bluve, “ më datë 01.10.2015, patrulla e policisë te Stacionit të Policisë Golem, ka marre dijeni se në një kompleks në Golem- Kavajë , dy persona ishin futur në banesat ku pushonin studentët nga Kosova dhe po i grabisnin ata”.

Menjëherë patrulla ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë kapur në flagrancë në brendesi të objektit, shtetasit Endri Lecini dhe Skerdi Rexhepi.

Nga kryerja e veprimeve procedurale rezulton se shtetasit e mësipërm janë futur në dhomat ku pushonin pushuesit kosovarë nga ballkonet e objektit.

Me anë të kërcënimit, ata kanë kontrolluar sendet dhe veshjet e tyre.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet tip Fiat, dy aparate celularë, një sasi prej 1255 euro dhe 30 mijë lekë.

Materialet do i referohen Prokurorisë ë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprën penale të “Vjedhje me dhunë në bashkëpunim”./Oranews/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/grabiten-studentet-kosovare-ne-shqiperi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala