Gorani: Zgjedhjet janë zgjidhja

Autori:Avdyl Pajaziti

Analisti i vendit Dugagjin Gorani, në një konferencë të organizuar nga KDI, duke i diskutuar zhvillimet e fundit në Kuvend, tha se zgjidhje e krizës institucinale dhe politike janë shkuarja në zgjedhje. Sipas Goranit skena politike në Kosovë ka nevojë të rilegjitimohet.

Madje ai e quan të vonshëm mundësinë për diskutim, pasi siç vlerësoi ai, para vetës kemi një krizë serioze.

“Skena politike vonë ka fillu me kuptu shtetin seriozisht. Sot është vonë të niset diskutim përmbajtjesor mbi nevojën që të kemi shtet e qeveri dhe kuvend, apo skenë politike. Sot është pak vonë të niset ky dialog pasi kemi krizë serioze para vetës” , tha Gorani.

Për Goranin, ajo që ndoshta është dashtë me diskutu sot është nëse ka rrugëdalje dhe cila do të jetë.

Referendumi i propozuar nga Ilir Deda, sipas Goranit  është opsion, edhe pse teknikisht i vështirë dhe juridikisht i pamundur.

Mirëpo Gorani e sheh si zgjidhje më të mirë dhe më të përafërt shkuarjen në zgjedhje të parakohëshme. Ai thot se ato nuk është e thënë që të mbahen brenda muajit, por duhet filluar përgatitja për to. Gorani insiston në atë se skena aktuale politike në Kuvend ka nevojë të rilegjitimohet. /lajmi.net

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gorani-zgjedhjet-jane-zgjidhja/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala