Gorani pranon se do të hapë parti të re

Publicisti Dukagjin Gorani ka folur të premten në emisionin InfoBox të Tv Dukagjinit lidhur me mundësinë e krijimit të një partie të re.
Gorani tha se janë një grup i njerëzve dhe nëse arrijnë të mbajnë intensitetin aktual dhe vullnetin për ndryshime atëherë së shpejti do të dalin me një parti të re.
Ai më tej u shpreh se zgjedhjet janë i vetmi instrument për daljen nga kriza dhe legjitimitetin e klasës politike në vend.
Sipas tij, nëse ndërhyjnë ndërkombëtarët atëherë kriza vetëm do të shtyhet, por jo edhe të zgjidhet.