Gorani: Asociacioni fitore e Vuçiqt, por në afat të shkurtër

Autori:Gazeta Fjala

Asociacioni i Komunave serbe është një fitore e kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, por në afat të shkurtër, ka thënë për Tanjug analisti Dukagjin Gorani.

Ai i tha Tanjugut se krijimi i Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe në afat të gjatë është në dëm të komunitetit serb dhe shoqërisë kosovare.

Ideja e Asociacionit ngadalë shndërrohet në një praktikë shumë të keqe, sepse, sipas Goranit “shkatërron mundësinë e krijimit të një komuniteti multietnik në Kosovë”.

Sipas Goranit, nëse pranohet Asociacioni, atëherë në një mënyrë jetën e serbëve e pranon si bashkësi të ndarë etnike, të cilët nuk do të jetojnë së bashku me shqiptarët, por në një hapësirë politike dhe kulturore në një mënyrë plotësisht të shpërndarë.

Analisti kosovar në intervistën e tij për agjencinë serbe Tanjug ka theksuar se ndarja etnike do të thellohej edhe më shumë sesa është tani dhe në fund e tërë kjo do të shkojë në dëm të komunitet serb.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gorani-asociacioni-fitore-e-vuciqt-por-ne-afat-te-shkurter/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala