Google zbret në botën reale, del “offline”

Autori:Avdyl Pajaziti

Nostalgji për botën offline? Edhe Google, ashtu siç ka bërë Amazon, ka zbritur në botën reale duke hapur për herë të parë një dyqan fizik në Londër, pranë selisë së saj në Tottenham Court Road.

Gjigandi Google ka hapur për herë të parë dyert e dyqanit të tij fizik, ku si fillim është menduar të përdoret si vitrinë për ekspozimin e produkteve Google dhe Android, duke nisur nga telefonat, orët e produktet e tjera. Për më tepër do të ketë edhe një hapësirë, ku përdoruesit do të mund të eksplorojnë produktet e disponueshme.

Pra, e thënë ndryshe, do të jetë një shërbim “Provoni përpara se të blini”. Por jo vetëm kaq. Gjithashtu do të ofrohet eksperienca nga e gjithë bota, nëpërmjet Google Earth, hartës së famshme gjeografike të krijuar nga Montain View, e aftë të përdorë imazhe satelitore, relieve dhe ndërtesa 3 D.

Pra, dyqani do të jetë një si një faqe e madhe fizike, falë “Doodle Wall”, një mur dixhital që do të jetë në dispozicion të klientëve, të cilët do të lënë mesazhet e tyre nëpërmjet shkrimeve me spraj virtual.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/google-zbret-ne-boten-reale-del-offline/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala