Google, sjell pasurinë muzeale botërore në smartfonin tuaj

Autori:Avdyl Pajaziti

Google prezanton aplikacionin më të ri Google Art & Culture.
I ngjashëm me aplikacionetGoogle Street View dhe GooglePhotos, ky aplikacion i ri sjellpranë jush veprat e mëdha artistike botërore.

Google ndërmjet aplikacionit Art & Culture, ka arritur të mbledhë mbi 1.000 muze dhe ofron mundësinë që çdo përdorues ti shohë ato ndërmjet aplikacionit.

Aplikacioni është konceptuar më shumë se galeri e artit online, pasi sjell koleksionet e këtyre muzeve në një aplikacion të vetëm, të aksesueshëm shumë lehtë.

Art & Culture përmbledh një sërë tiparesh të aplikacioneve si Google Photos, Street View dhe videot 360 shkallë për të sjellë historinë botërore në jetë. /albeu.com/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/google-sjell-pasurine-muzeale-boterore-ne-smartfonin-tuaj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala