Google për nder të Ramazan-it lanson ‘My Ramadan Companion’

Autori:Avdyl Pajaziti

Një nga aspektet më të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara është liria. Shumë prej njerëzve e marrin atë sit ë mirëqenë, por në shumë vende, njerëzit nuk janë të lirë për tu shprehur.

Në SHBA, qytetarët janë të lirë të zgjedhin fenë e tyre, pavarësisht nëse është Krishterimi, Judaizmi, Islami apo ndonjë fe tjetër.
Sot, Google veçanërisht është duke e festuar Islamin përmes lansimit të një vegle të posaçme për Ramazanin.

Opsioni i quajtur “Shoqëruesi im Ramazan” do t’i ndihmojë myslimanët ta respektojnë muajin më të shenjtë të vitit.

“Në mënyrë që t’i ndihmojmë njerëzve për Ramazan, ne e kemi lëshuar My Ramadan Companion, i cili ofron informacione të lokalizuara, ndihmë dhe përmbajtje tjetër që mundëson pasurimin e asaj që uebi mund të ofrojë për muajin e shenjtë” thuhet nga Google.

Në mesin e funksioneve janë edhe gjendja e trafikut, iftari më i afërt, receta gatimi dhe përmbajtje në YouTube, si dhe këshilla se si të jeni të shëndetshëm dhe si të kënaqeni për Ramazan. (Telegrafi)

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/google-per-nder-te-ramazan-it-lanson-my-ramadan-companion/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala