“Google” nga sot ndryshon përgjithmonë (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Google bëri publik vendimin 3 ditë më parë se, do të ndryshojë përgjithmonë. Nga e sot pritet të bëhen shumë ndryshime me gjigantin e rrjetit të kërkimeve, raportojnë mediat.

Gjiganti i internetit njoftoi të premten se do ta kalojë aksionet e saj nga “Google Inc” tek “Alphabet”, duke shënuar kështu fillimin e një epoke të re për Google-in si pjesë e një kompanie më të madhe.

Kompania njoftoi në muajin gusht se do të krijojë një kompani tjetër mëmë, e quajtur “Alphabet”.

“Google” do të jetë një divizion i “Alphabet”.

“Alphabet” do të shërbejë si kompani “mëmë” për shumë divizione të Google-it si, ai i hartave, i reklamave, i kërkimit, i aplikacioneve, YouTube dhe Android.

Ndërsa bizneset më të reja si, divizioni i pajisjeve inteligjente për shtëpi, Nest, Google Fiber, Google Ventures, Google Capital, Life Sciences dhe Calico, X Lab, që dikur kanë qenë të ndara, tani do të menaxhohen nga Alphabet.

Ndërkohë që, njerëzit presin ditën e sotme për të zbuluar të rejat që do të sjellë gjiganti i kërkimit.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/google-nga-sot-ndryshon-pergjithmone-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala