Google “në luftë” me Apple, sjell risi me orat Android

Google po përditëson programet për orët e tij Android për smartfonët, duke sjellë një mori të rejash. Përditësimi i parë do të dalë në orat LG Urbane.
Ato parashikojnë që orët mund të punojnë pa qenë doemos të lidhura me smartfonin me anë të bluetooth-it. Google gjithashtu ka ndërtuar një mënyrë të shpejtë hyrjeje në aplikacionet që janë duke punuar në orët smart.
Kjo është bërë e mundur nëpërmjet tre ekraneve duke kaluar majtas dhe djathtas, në vend që të lëvize lart e poshtë në formë liste. Përditësimet e reja të programit do të shtojnë suport për WiFi dhe mundësinë për të vizatuar ikonat e shprehjes së emocioneve, si kundërpërgjigje ndaj risive të lëshuara nga kompania Apple kohët e fundit.