Google me telefon që i kthen paratë

Paguan vetëm për ato shërbime interneti që i përdor.
Për fat të keq, asnjë prej kompanive telefonike nuk i jep këto shërbime. Por, shërbimi i ri i Google për ‘wireless’, që quhet Fi, e bën këtë.
Paguan 20$ për thirrje, mesazhe, hotspot, dhe roaming pa fund. Dhe pastaj paguan 10$ dollarë ekstra për çdo Gigabyte të internetit që dëshiron të përdorësh, përgjatë një muaji.
Në qoftë se nuk i përdor të gjitha Gigabyte-t e blerë, Google të kthen paratë.
Shembull: “Të themi se paguan 30 dollarë për 3GB internet, ndërsa ti i përdor vetëm 1.4GB në një muaj. Google të kthen 16 dollarë, dmth paguan vetëm për aq sa përdor.